Fitonte “Topin e Artë” te Milani, ish-sulmuesi: Kam qenë gjithmonë juventin, Monakon e kisha si familje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2023 | 14:46

Fitonte “Topin e Artë” te Milani, ish-sulmuesi: Kam qenë gjithmonë juventin, Monakon e kisha si familje

Xhorxh Ueh është futbollisti i parë afrikan që ka fituar “Topin e Artë” dhe këtë e bënte duke mbajtur veshur fanellën e Milanit, vetëm pak kohë pasi u largua nga PSG.

ueh

Megjithatë, futbollisti duket se ka pasur një tjetër skuadër për të cilën ishte tifoz. Në një intervsitë për “Gazzetta dello Sport”, Ueh shprehet se Juventusi ishte skuadra e tij e zemrës, ndërkohë që Monakon e konsideron si familje.

“Skuadrat e mija sot janë Atletiko dhe Juventus. Unë kam qenë gjithmonë juventin me Platinin dhe nëse më pyesin për cilin ekip do të doja të luaja, do të thoja Juven. Por, Monako është skuadra e parë që kisha si familje ndërsa Milani është e dyta dhe shpresoj që Timoti të luajë në Itali shpejt ose vonë sepse të gjithë më kanë dashur në Itali, tifozët apo edhe klube që më kanë respektuar”, shprehet Ueh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"