Firmosi me ekipin rumun, ish-mesfushori i Lushnjës bashkohet me Botosanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2018 | 21:26

Firmosi me ekipin rumun, ish-mesfushori i Lushnjës bashkohet me Botosanin

2 ditë më parë, “Panorama Sport” zbuloi ekskluzivisht se mesfushori i Lushnjës, Enriko Papa, duke qenë si lojtar i lirë në fund të këtij sezoni, kishte firmosur në Rumani, tek skuadra e Botosanit, për shumën e 30 mijë eurove në vit.

enriko papa botosani

Ditën e sotme, është vetë klubi rumun që ka postuar një foto 25-vjeçarit, teksa është bashkuar me ekipin e Botosanit në Rumani. Në foto, ai gjendet bashkë me presidentin Katalin Anton. Ai do të jetë për një vit pjesë e ekipit dhe në rast se arrin të lërë shenjë, mund të rinovojë kontratën edhe për një tjetër sezon. Papa ka një eksperiencë të gjatë në vendin tonë, pasi ka luajtur me disa skuadra, si Tomori, Teuta, Apolonia, Bylisi apo edhe Tirana

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"