Finalja e Ligës së Konferencës/ Roma me një tifoz special, Françesko Toti mbërrin në Tiranë (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2022 | 17:35

Finalja e Ligës së Konferencës/ Roma me një tifoz special, Françesko Toti mbërrin në Tiranë (FOTO)

Tirana dhe Shqipëria do të mbajnë frymën sonte në orën 21:00, ku do të mirëpresin për herë të parë një finale të një kompeticioni madhor europian.

282412755_712427143330989_3454150528295989009_n

Në orën 21:00, në stadiumin “AIR Albania” do të luajë Roma dhe Fejnord për të bërë për vete trofeun e parë të kompeticionit më të ri të UEFA-s.

Së fundmi ka mbërritur në kryeqytetin shqiptar dhe legjenda e klubit të Romës, Françesko Toti.

Ish-kapiteni legjendar i verdhekuqve, siç e ka deklaruar vetë më parë do të ndjekë në stadiumin “AIR Albania” skuadrën e tij të zemrës ndaj Fejnordit.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"