Fëmijët bëjnë shqiponjën, çmenden serbët dhe grekët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2014 | 15:22

Fëmijët bëjnë shqiponjën, çmenden serbët dhe grekët

shqiponjaShenja e shqiponjës, që është simbol i fla murit shqiptar, është kthyer në një makth të vërtetë për serbët. Pas ngjarjeve të 14 tetorit gjatë sfidës Serbi-Shqipëri, situatat në lidhje me simbolin e shqiptarëve janë të njëpasnjëshme. Ngjarja më e fundit vjen nga Greqia. Të martën, përpara fillimit të miqësores Greqi-Serbi, tre prej fëmijëve të rreshtuar përpara futbollistëve serbë, gjatë momentit kur po këndohej humbi i Serbisë, bënë shenjën e shqiponjës me duar në kraharor. I pari që nisi lojën dhe bëri shenjën e shqiponjës me duar duke buzëqeshur ishte fëmija që ndodhej përpara kapitenit serb Ivanoviç. Në këtë moment, edhe dy fëmijët e tjerë pranë tij bënë të njëjtën gjë, duke ngritur gjithmonë kokat lart për të parë reagimet e futbollistëve serbë. Lojtarët e Serbisë nuk e presin mirë këtë moment dhe në shikimet e tyre duket qartë që një veprim i tillë nuk u pëlqen. Fotot e fëmijëve kanë bërë këto dy ditë xhiron e botës nëpërmjet rrjeteve sociale, në një kohë që nuk dihet se nga janë fëmijët që kanë bërë veprimin e së martës. Disa javë më parë, lojtari me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami, bëri të njëjtën shenjë pasi shënoi gol për skuadrën e tij të Olimpiakosit në Greqi ndaj Juventusit dhe u kritikua ashpër jo vetëm nga opinioni grek, por edhe nga vetë klubi.
Mediat Në lidhje me ngjarjen e së martës, mediat serbe kanë reaguar ashpër. Duket se shqiponja, e cila është simboli i shqiptarëve, krijon shumë shqetësime te vendi ndoshta më racist në Europë. Gazeta “Kurir”, ndër të tjera, shkruan: “Në një ndeshje miqësore në Kretë, djemtë që po qëndronin përpara lojtarëve të Serbisë, kryqëzojnë duart duke bërë shenjën e shqiponjës shqiptare. Kjo është shumë tani. Qëllimi i ri janë provokimet e turpshme shqiptare që kanë përdorur edhe fëmijët e tyre, të cilët, duke gjykuar edhe nga fotot, nuk janë më shumë se dhjetë vjeç! Shqiptarët janë në të gjitha pjesët e kontinentit dhe provokojnë popullin serb. Këtë herë ata përdorën fëmijët për qëllimet e tyre të sëmura. Fotografitë tregojnë djemtë me duart e tyre në formën e ‘përshëndetjes tradicionale shqiptare’, të cilën shpesh e përdorin lojtarët shqiptarë gjatë festimeve. Kjo është një përshëndetje e zakonshme mes shqiptarëve (si tre gishtat tona) dhe duke gjykuar edhe nga disa foto në Milano, e bënë atë edhe kroatët në sfidën e javës së kaluar ndaj Italisë. Tifozë kroatë dhe shqiptarë u bashkuan në atë takim, duke promovuar Shqipërinë e Madhe. Kjo primitivizëm i tifozëve shqiptarë të pashembullt u konfirmua edhe në ndeshjen miqësore Itali-Shqipëri përpara disa ditësh. Përveçse tifozë shqiptarë hynë në fushë, ranë në sy edhe dedikimet raciste ndaj Serbisë”, mbyllet komenti i gazetës serbe në lidhje me këtë çështje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"