“Fanella kuqezi, më e rëndësishmja që kam veshur”/ Jasir Asani: Japim maksimumin, duam fitoren ndaj Moldavisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 16, 2023 | 21:49

“Fanella kuqezi, më e rëndësishmja që kam veshur”/ Jasir Asani: Japim maksimumin, duam fitoren ndaj Moldavisë

Sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Jasir Asani ka shënuar tre gola fantastikë gjatë ndeshjeve kualifikuese “EURO 2024”. Në prag të duelit me Moldavinë ai është shprehur se do të japë maksimumin për të siguruar zyrtarisht kualifikimin në Europian.

jasir-asani-675x433

Komplimente për të që keni bërë deri tani dhe shpresojmë të jetë dita juaj edhe nesër?
Faleminderit shumë. Jemi të fokusuar te ndeshja nesër, pasi do të jetë shumë e vështirë. Kemi ende punë dhe ndeshja nesër do të jetë shumë e rëndësishme për ne. Do të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren.

Të gjithë janë marrosur pas të majtës tënde dhe pse jo, të shënosh sërish nesër për të vulosur kualifikimin…
Jemi përgatitur shumë mirë gjithë javën me stafin dhe ekipin, pasi duam të bëjmë më të mirën. Nuk ka rëndësi kush shënon. Rëndësi ka të japim të gjithë maksimumin, të shënojmë , të marrim te pikët dhe të kthehemi të festojmë në Tiranë.

A keni presion për të mbyllur çështjen e kualifikimit që nesër?
Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet dhe sidomos nesër do të jetë sfidë shumë e fortë, pasi Moldavia nuk ka asnjë humbje në shtëpi. Unë mendoj se do të marrim tre pikët nesër, pasi nuk kemi ardhur për barazim dhe jemi gati të gjithë të japim maksimumin.

Çfarë mendimi keni për këtë stadium?
Kam luajtur në stadiume si ky. Fusha duket shumë e mirë dhe mund të bëjmë lojën tonë. Nuk do të jetë e lehtë, pasi edhe Moldavia është ekip i mirë, por ne kemi ardhur për tre pikët dhe duam të kualifikohemi që nesër.

Ndoshta këtu mund ta shënosh golin edhe nga më larg…
Ndoshta… Nuk ka rëndësi kush e shënon golin, pasi do të jem i lumtur nëse marrim tre pikët.

A e kishit menduar ndonjëherë që në një kohë kaq të shkurtër do  të ishit gati për të marrë pjesë në një kampionat Europian?
Nuk e kam menduar të them të drejtën, por gjithmonë e kam pritur ftesën, por ndonjëherë vjen kur nuk e pret. Kur u transferova në Hungari, bëra shumë mirë dhe e prisja një ftesë. Erdhi më në fund dhe jam shumë i lumtur, pasi kjo është fanella më e rëndësishme që kam veshur. Më e veçanta. Kam emocione në stërvitje, por edhe në ndeshje. Jam shumë i lumtur, ndaj do të bëjmë maksimumin për të fituar nesër dhe për të marrë fitoren./ SuperSport

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"