Europiani, shpallet kombëtarja kuqezi në boks

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2014 | 10:45

Europiani, shpallet kombëtarja kuqezi në boks

boks-amatorFederata Shqiptare e Boksit ka përcaktuar kombëtaren e paratërinjve që do të marrë pjesë në kampionatin europian që do të zhvillohet nga 17-26 tetor në Zagreb të Kroacisë. Sipas federatës, Shqipëria do të ngjitet në ring me boksierët: Rexhildo Zeneli, Krenar Zeneli, Jurgen Uldedaj dhe Erjon Muhja. Pjesë e delegacionit kuqezi do të jenë gjithashtu trajnerët Jozef Sermi, Gëzim Zeneli, Sead Bushati dhe Zef Gjoni, të shoqëruar nga presidenti dhe sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Boksit, Gjergj Leqejza dhe Edmond Kabashi. Ky eveniment do të jetë mundësi e artë për boksierët e kësaj kategorie për të shfaqur potencialin e tyre, si dhe për t’u ballafaquar me bashkëmoshatarët në një nivel ndërkombëtar. Kampionati do të zhvillohet në 10 pesha: 46 kg, -49 kg, 52 kg, 56 kg, 60 kg, 64 kg, 69 kg, 75 kg, 81 kg, 91 kg, +91 kg.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"