“Emocion i jashtëzakonshëm debutimi”, Dermaku: Falënderoj stafin e Kombëtares edhe pse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 23:45

“Emocion i jashtëzakonshëm debutimi”, Dermaku: Falënderoj stafin e Kombëtares edhe pse…

Kastriot Dermaku, mbrojtësi i Parmës dhe Kombëtares shqiptare, bëri debutimin e tij sot, me fanellën e Parmës ku ra në sy me një super paraqitje. Menjëherë pas ndeshjes, Dermaku ka folur para mediave dhe është shprehur shumë i kënaqur me këtë debutim.

Dermaku-Pandev

Debutimi? “Për mua ishte një emocion i jashtëzakonshëm, sepse kam një moshë të caktuar, 27 vjeç. Shokët më kanë ndihmuar shumë. Jam shumë i lumtur, pasi shfrytëzuam çdo mundësi që kishim”.

Zëvendësimi? “Kam pasur dhimbje, mbase isha pak i lodhur, por asgjë, kaq”.

Kombëtarja? “Falënderoj stafin që më dha besim pavarësisht se nuk luajta te Parma. Ata më dhanë minuta në këmbë, duke më bërë të luaja në ndeshje të rëndësishme.Babai im vetëm mësoi që unë po luaja, dhe erdhi menjëherë nga Kosova”.

Vazhdimi? “Ne duhet të punojmë, siç po bëjmë çdo stërvitje. Sa më shpejt të arrijmë te goli, aq më mirë. Stimuli dhe motivimet bëjnë ndryshimin. Tani le të shohim se si trajneri do vendosë të përgatisë ndeshjen kundër Interit. Ne e dimë se do të jetë shumë e vështirë”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"