EKSKLZUIVE/ Nuk ka ende një kontratë për rinovim nga Partizani, në Kosovë fërkojnë duart për kapitenin Hoxha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2022 | 9:19

EKSKLZUIVE/ Nuk ka ende një kontratë për rinovim nga Partizani, në Kosovë fërkojnë duart për kapitenin Hoxha

Alban Hoxha është një prej titullarëve, që nga fundi i qershorit nuk do të ketë asnjë detyrim kontraktual ndaj Partizanit dhe mund të largohet i lirë. Por burime pranë lojtarit konfirmojnë për “Panorama Sport” se dëshira e 34-vjeçarit është të vazhdojë edhe për sezonin e ardhshëm me “demat”, për të parë më pas alternativa të tjera për të ardhmen.

alban hoxha

 

Gjithsesi, nga klubi deri më tani nuk ka pasur asnjë ofertë konkrete për rinovim. Nuk dihet ende dëshira e drejtuesve për të ardhmen në lidhje me Hoxhën, i cili në sezonin e fundit nuk ka qenë në standardin e treguar në vitet e fundit te Partizani.

Lojtari dhe drejtuesit do të kenë një takim në fund të sezonit për t’i vënë kapakun çështjes të së ardhmes. Fakti që Hoxha luan prej nëntë sezonesh me Partizanin e bën largimin mjaft të dhimbshëm për të dyja palët.

Gjithashtu, ky fakt ndikon edhe në të ardhmen e gardianit. Kavajasi, në rast se lë Partizanin, duke pasur parasysh se luan edhe sezonet e fundit të karrierës, nuk do të pëlqente të luante me një klub tjetër të Superiores.

Gazeta ka mësuar gjithashtu se kapiteni i “demave” ka oferta konkrete nga klubet kryesuese të Kosovës.

Kështu, në rast se Partizani vendos të mos ia besojë më portën Hoxhës, pritet që 34-vjeçari të transferohet në Kosovë, ku klubet kryesuese atje janë gati t’i bëjnë një vend mes katërkëndëshit.

Njohjet më të mëdha Hoxha i ka me Ballkanin, ku drejtor sportiv është Nderim Nexhipi, ish-shoku i ekipit te Partizani dhe trajner është Ilir Daja.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"