EKSKLUZIVE/ Zbulohet pasuesi i Kolelës, në stolin e Partizanit pritet të ulet një kroat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 18:15

EKSKLUZIVE/ Zbulohet pasuesi i Kolelës, në stolin e Partizanit pritet të ulet një kroat

Teksa e ardhmja e Kolelës te Partizani ende nuk është qartësuar, “Panorama Sport” mëson se klubi i kuq ka nisur të mendojë për trajnerin që do ta pasojë.

kolela

Italiani u bë tekniku i parë i huaj, që fiton titullin kampion me klubin e kuq, por duket se as ky sukses nuk e ka bindur kupolën drejtuese për të vazhduar me të, megjithëse kontrata është zgjatur edhe për dy vite pas fitimit të titullit.

Luhatjet e shumta dhe vënia në diskutim e titullit deri në javën e fundit ndaj një Tirane “të plagosur” nga dëmtimet, i ka bërë skeptikë drejtuesit. Ata po kërkojnë për një tjetër trajner dhe këtë herë është parë tregu kroat si zgjidhje.

Mësohet se pista kryesore nëse Kolela largohet, është një trajner kroat, emri i të cilit për momentin nuk bëhet i ditur, pasi fillimisht do të duhet të zgjidhet situata e italianit, i cili pa dyshim meriton respektin e klubit, pas atij titulli të fituar, pavarësisht luhatjeve gjatë rrugës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"