EKSKLUZIVE/ U fol se kishte probleme me klubin, reagon Idrizi për portierin e Flamurtarit: Kishte shkuar në… prokurori!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2022 | 14:36

EKSKLUZIVE/ U fol se kishte probleme me klubin, reagon Idrizi për portierin e Flamurtarit: Kishte shkuar në… prokurori!

Shpëtim Moçka “zhduket” nga Flamurtari! “Panorama Sport” raportoi dje dy orë para fillimit të ndeshjes Skënderbeu-Flamurtari, përmes faqes zyrtare në internet, “panoramasport.al”, se portieri vlonjat nuk është paraqitur në grumbullimin e ekipit në Korçë.

Sinan Idrizi

Gazeta zbuloi gjithashtu se gjatë tri ditëve të fundit, 33-vjeçari nuk ka qenë i pranishëm as në seancat stërvitore, paçka se në klub janë munduar të mbajnë gjithçka të fshehtë.

Drejtuesit kanë pritur që Moçka të udhëtonte me skuadrën në Korçë dhe në momentin që kjo nuk ka ndodhur, janë kapur në befasi, duke marrë nga ekipi i të rinjve një tjetër portier për të qenë në stol, krahas titullarit ndaj Skënderbeut, Ariel Kaloshi.

Por çfarë ka ndodhur me Moçkën? Vetë portieri nuk i është përgjigjur interesimit të gazetës gjatë ditës së djeshme për të sqaruar mungesën e tij.

Megjithatë, burime në klub tregojnë se ai ka pasur mosmarrëveshje me drejtuesit gjatë javës së fundit, por askush nga palët për momentin nuk dëshiron t’i bëjë publike detajet.

SHPETIM MOCKA 1

Gazeta kontaktoi direkt me presidentin Sinan Idrizi, i cili gjithashtu nuk ndodhej pranë ekipit në Korçë, por në Turqi për shkak të një angazhimi personal. Kreu i klubit fillimisht u përgjigj me ironi kur u pyet për Moçkën, ndërsa më pas zbuloi diçka tjetër.

“Kush, Shpëtim Gjika?!”, thotë me batutë Idrizi, për të dalë më pas direkt në temë.

“Moçka ka një problem. Ka pasur një thirrje në prokurori për një ngjarje që nuk ka lidhje me Flamurtarin. Ky është informacioni që kam pasur unë për të.

Aktualisht unë jam në Turqi dhe kthehen nesër. Di që sot (dje) ai duhet të shkonte në prokurori dhe nuk iu përgjigj thirrjes për të qenë me ekipin në ndeshjen ndaj Skënderbeut në Korçë.

Kush e ka thirrur në prokurori, unë nuk e di. Se çfarë çështje është, nuk e di! Çështje sportive, familjare a njerëzore, nuk e di çfarë është. Më thanë ka një problem në prokurori dhe kaq…”, sqaroi dje presidenti i Flamurtarit.

Ndërkohë, dje në portë ishte Kaloshi, i cili bëri debutimin me vlonjatët. Moçka kishte luajtur më parë si titullar në të 8 ndeshjet.

ERMAL SIKA – PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

EKSKLUZIVE/ Probleme me klubin vlonjat, titullari i rëndësishëm i Flamurtarit mungon në sfidën e sotme ndaj Skënderbeut

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"