EKSKLUZIVE/ Probleme me klubin vlonjat, titullari i rëndësishëm i Flamurtarit mungon në sfidën e sotme ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2022 | 14:50

EKSKLUZIVE/ Probleme me klubin vlonjat, titullari i rëndësishëm i Flamurtarit mungon në sfidën e sotme ndaj Skënderbeut

Shpëtim Moçka do të mungojë në ndeshjen e sotme të Flamurtarit ndaj Skënderbeut, në stadiumin “Skënderbeu”, në orën 16:00, e vlefshme për javën e 9-të në Kategorinë e Parë.

SHPETIM MOCKA

“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht se portieri 33-vjeçar ka pasur mos marrëveshje me klubin vlonjat dhe ka munguar edhe dy ditë në stërvitje.

Një mungesë e madhe kjo në portën e kuqezinjve, teksa do të bëjnë sot pa shërbimet e një prej veteranëve të ekipit.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"