EKSKLUZIVE/ Theu disiplinën, sulmuesi pezullohet nga klubi kuksian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 8:55

EKSKLUZIVE/ Theu disiplinën, sulmuesi pezullohet nga klubi kuksian

Mario Beshiraj është pezulluar nga ekipi i Kukësit dhe nuk do të jetë të paktën as në stol në ndeshjen me Tiranën ditën e nesërme.

MARIO BESHIRAJ

Burime të “Panorama Sport” pohojnë se këtë vendim ia kanë komunikuar drejtuesit ditën e djeshme dhe e gjitha lidhet për shkaqe disiplinore në ndeshjen me Skënderbeun. Lojtari 24-vjeçar nuk e ka përtypur mirë zëvendësimin dhe ka shfaqur nervozizëm, duke detyruar klubin të marrë masa dhe u treguar me “dorë të hekurt”.

Edhe pse sulmuesi ishte kthyer në një pikë të rëndësishme në sulmin blu, klubi nuk ka toleruar aspak, ndonëse përpara kanë ndeshjen e sezonit, e cila mund t’i japë një biletë për trofe dhe pjesëmarrje për Kupat e Europës.

Si për ironi, këtë sezon Beshiraj i ka shënuar dy gola bardhebluve, por nuk do ta ketë mundësinë që të jetë në fushë kundër ish-skuadrës së tij të mëparshme dhe për më tepër të ndihmojë skuadrën aktuale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"