EKSKLUZIVE/ “Të rinjtë u morën pa miratimin tonë”, Hasani “shfryn” për Vllazninë: Afruan 16 lojtarë dhe me zor bëjnë 18 për ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 13:06

EKSKLUZIVE/ “Të rinjtë u morën pa miratimin tonë”, Hasani “shfryn” për Vllazninë: Afruan 16 lojtarë dhe me zor bëjnë 18 për ndeshje

Alban Hasani ka kritika për Vllazninë. Drejtori teknik i akademisë parashikon përkeqësimin e gjendjes, ndërsa i duket absurde që një ekip të mos bëjë dot 18 lojtarë për një ndeshje kur në merkato kanë bërë 16 blerje. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, ai nuk kursen as krerët e klubit. Akuzon se elementët që kanë afruar prej ekipit U-19 nuk janë më të mirët dhe mbi të gjitha u morën pa miratimin e drejtuesve të akademisë.alban hasani

Alban, si e shikoni situatën te Vllaznia?

Një situatë që sa vjen e përkeqësohet dhe është për të ardhur keq.

Ku ka gabuar kjo skuadër, që e nisi sezonin me pretendime të mëdha dhe aktualisht diskuton “play out”-in?

Më vjen keq që janë bërë 15-16 blerje këtë vit, e tani me zor po bëhen 18 lojtarë për ndeshje. Madje për të plotësuar numrin merren edhe nga ekipi i të rinjve, që për hir të së vërtetës është grupi më i dobët i viteve të fundit. Një shprehje thotë “nuk mbahet shtëpia me miell hua”, e tani që ke nevojë, po na lënë në baltë si në të shkuarën.

Shpresoni që Vllaznia do i largohet zonës së rrezikut?

Shpresoj që kështu të ndodhë, edhe pse me këtë kontingjent do ta kemi të vështirë. Këta lojtarë që kanë marrë nga U-19, i kanë marrë pa miratimin tonë dhe pa u këshilluar me ne. Si me qenë ekip privat, e këto të çojnë nga gabimi në gabim. Dëshira e trajnerit Dedja është të bëjë më të mirën me moshat. Por e ka të vështirë, se nuk merr askush përsipër ta bëjë një gjë të tillë.

Keni rezerva në këtë drejtim?

Lojtarët që kanë marrë në ekipin e parë, i kanë marrë pa miratimin tonë. Nuk janë ata lojtarët që janë paraqitur më mirë tek ekipi U-19, por janë portieri Vasa e kapiteni Bushaj. Por si çdo vit keq e më keq është bashkëpunimi.Alban-Hasani-Vllaznia-me-Zeken

Si mund të ndryshojë kjo gjendje, që të mos përsëriten më të njëjtat gabime?

Duhet të ndryshojë menaxhimi e marrja e përgjegjësive nga çdo faktor në klub. Gjithsecili të bëjë punën e vet e jo si në kohën e Enverit “në emër të popullit e të Vllaznisë”, ka thënë turku. Kur turku ka muaj që nuk është këtu, e çdo gjë ia faturojnë atij.

Gjithë ky investim mos ka shkuar dëm?

Si me bashki e me privat, interesimi do të jetë i madh. Por duhet që investimi të bëhet me përgjegjshmëri, se askujt nuk na e ka lënë baba ekipin dhe të bëjmë çfarë të duam me të.

Vllaznia U-17 kaloi në finale, i kënaqur me këtë arritje?

Jemi shumë të lumtur. Ata e meritonin për çfarë dhanë gjatë gjithë vitit. Përgëzime edhe ekipit të Shkodrës, që po mundohet të rivalizojë akademinë më të mirë në Shqipëri. Jemi të kënaqur me këtë grup, nga të cilët 8-9 lojtarë e kanë të ardhmen e sigurt te Vllaznia. Duke iu bashkëngjitur disa elementë të mirë tek U-19, mund të na çojnë te Vllaznia që duam.

ADMIR URUÇI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"