Ekskluzive/ Skënderbeu shet sulmuesin Frenklin, zbulohet skuadra e re e nigerianit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 23:35

Ekskluzive/ Skënderbeu shet sulmuesin Frenklin, zbulohet skuadra e re e nigerianit

Skënderbeu shet sulmuesin nigerian, Franklin Ahanonu, te klubi i madh kazakistanas, Astana. Lajmi është konfirmuar për “Panorama Sport” nga burime zyrtare në klubin korçar, me drejtuesit që po diskutojnë detajet e fundit të transferimit në Kazakistan.

432326592_279743921880784_1639650313036576216_n

Ahanonu shkëlqeu te korçarët, duke shënuar 9 gola në 18 ndeshje, nga të cilat vetëm 14 herë luajti si titullar. Më parë në Shqipëri ka luajtur me Turbinën e Cërrikut. 22-vjeçari nigerian do të udhëtojë që sot drejt skuadrës së re, duke u larguar nga Skënderbeu në kulmin e sezonit.

Nga ky transferim skuadra korçare pritet të përfitojë një shumë të majme, por detajet zyrtare do të bëhen të ditur në orët në vijim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"