EKSKLUZIVE/ Partizani në sulm, të kuqtë duan të afrojnë mbrojtësin e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 23:09

EKSKLUZIVE/ Partizani në sulm, të kuqtë duan të afrojnë mbrojtësin e Tiranës

Partizani mund të bëjë goditjen e madhe para verës. Të afrojë në ekip Filip Najdovskin ish-kapitenin e Tiranës.

najdovski

Burime në klub i treguan “Panorama Sport” se trajneri Orges Shehi e pëlqen shumë mbrojtësin. Duke parë situatën që ai nuk luan dhe ka një krisje me shokët e skuadrës, por edhe që është në fund të kontratës, të kuqtë pritet të bëjnë një ofertë ndaj mbrojtësit. Dhe kjo do të ishte një goditje, pasi Najdovski është mbrojtës shumë i mirë, por edhe nga ana psikologjike do të ishte arritje ndaj Tiranës. Të shohim nëse mbrojtësi do të rinovojë me bardheblutë apo jo.

Najdovski nuk është i vetmi që mund të ikë në fund të sezonit. Bardheblutë mund të humbasin dy lojtarët kryesorë të mbrojtjes. Bëhet fjalë për Kristal Abazajn dhe Bruno Lulajn. Të dy futbollistët janë në fund të kontratës. Në fund të sezonit ata largohen me parametër zero, pasi janë në fund të kontratës. Lojtarët janë gjithashtu dy titullarët kryesorë të skuadrës në repartin e mbrojtjes.

Najdovski ishte edhe kapiteni i ekipit bardheblu nga nisja e sezonit, ndërsa Lulaj titullar në mbrojtje. Lulaj është kërkuar gjatë në qershor dhe janar nga Elbasani dhe me kalimin në Superiore të skuadrës verdheblu mund të ketë një spostim të tij në këtë skuadër. Najdovski, pas probleme të fundit, mund të kërkojë për një skuadër tjetër. Nëse largohen tre futbollistë, për Tiranën do të jenë humbje e madhe, ndërsa skuadra rrezikon të mbesë pa qendërmbrojtës, repart që edhe pse këtë sezon ka pasur tre titullarë, ka vuajtur për mungesë numrash.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"