Ekskluzive / Një mbrojtës spanjoll zëvendëson Albi Allën te Kukësi, klubi ofertë zyrtare edhe Karabecit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2017 | 9:07

Ekskluzive / Një mbrojtës spanjoll zëvendëson Albi Allën te Kukësi, klubi ofertë zyrtare edhe Karabecit

Alberto Serran Polo pritet të jetë godit ja e madhe e Kukësit për të forcuar mbrojtjen pas largimit të Albi Allës. “Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se 32- vjeçari spanjoll ka marrë dje një ofertë zyrtare dhe sot ose maksimumi nesër duhet të firmosë kontratën, pasi në parim ka arritur akordin financiar me drejtuesit e klubit verilindor.

Serran poli

Pasi e ka vëzhguar prej disa ditësh, trajneri Ernest Gjoka është bindur për cilësitë e spanjollit, i cili ka mbyllur sezonin në Superligën qipriote me Doksa Katokopian. Serran ka lindur në Barcelonë dhe është prodhim i klubit të njohur, Espanjol, me të cilin ka debutuar në Premiera Divizion në sezonin 2007-2008. Në tre vitet e fundit, ai është aktivizuar në Qipro me skuadra të rëndësishme si AEK Larnaka dhe Anorthosis.

Për nivelin e kampionatit shqiptar, Serran vlerësohet si një lojtar që do të bëjë diferencën te Kukësi. Fakti që klubi kampion në fuqi do të marrë pjesë në Champions, ka bindur lojtarin për të pranuar ofertën, edhe pse mësohet se i ka kërkuar kohë klubit për të lexuar edhe një herë të gjitha pikat e marrëveshjes.

Alberto serran polo

Burime pranë klubit të Kukësit konfirmuan se njeriu që po ndërmjetëson këtë transferim të bujshëm është menaxheri i mirënjohur shqiptar, Kostandin Grillo. Edhe ky i fundit, i kontaktuar dje nga gazeta, konfirmoi lajmin, por pa dhënë detaje për kontratën që pritet të firmoset.

Fakti që Kukësit iu largua një titullar si Alla, bëri që klubi të hidhej në sulm për të afruar një qendërmbrojtës cilësor, që do t’i bashkëngjitet Ylli Shametit. Fillimisht u përfol rikthimi i brazilianit Juliano, por drejtuesit, pasi vlerësuan situatën, besuan më shumë te spanjolli.

Alla Kukesi

Në rast se Albert Serran Polo zyrtarizon sot marrëveshjen, gjasat janë që mbrojtësi të udhëtojë drejt Shqipërisë që në fundjavë, në mënyrë që më pas të niset me skuadrën për fazën përgatitore në Austri.

KARABECI – Kukësi kërkon të rikthejë Erando Karabecin. Pas eksperiencës në Kupat e Europës me verilindorët pak vite më parë, tashmë në klubin kampion dëshirojnë të marrin sërish shërbimet e kapitenit të Tiranës. Karabecit i përfundon kontrata me bardheblutë dhe nuk dihet nëse do të jetë pjesë e ekipit edhe në Ligën e Europës.

Metalurg-Kukesi 1-0, Dimitrov mes Malindit dhe Karabecit

Mesfushori ka nisur stërvitjen me 24 herë kampionët, në një kohë që ka thënë se do të luajë në Europë me Tiranën. Megjithatë, Kukësi mësohet se i ka bërë ofertë zyrtare, por së pari duhet të fitojë duelin me Flamurtarin, pasi trajneri Shpëtim Duro gjithashtu e kërkon me ngulm mesfushorin.

Jorgis Memo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"