Mbyllet aventura e Albert Serran, spanjolli prish kontratën me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2017 | 14:43

Mbyllet aventura e Albert Serran, spanjolli prish kontratën me Kukësin

Mbrojtësi Albert Serran nuk do të jetë më pjesë e Kukësit pasi ka mbyllur me mirëkuptim marrëveshjen që kishte me kampionët e Shqipërisë. Në vendimin e marrë nga futbollisti spanjoll ka ndikuar shumë ajo që ndoodhi në Moldavi, gjatë dhe pas ndeshjes së parë ndaj Sherif Tiraspol.

Serran

Lojtari shkaktoi penalltinë e humbjes 1-0 në transfertë, që rezultoi vendimtare për fatin e kualifikimit dhe ishte një nga arsyet pse Kukësi doli nga Liga e Kampioneve. Futbollisti ka qenë i dëshpëruar pas ndeshjes, edhe më shumë për faktin se në klub kishte dyshime rreth pastërtisë së tij, aq sa i bënë një kontroll të plotë celularit dhe laptopit të spanjollit për prova të mundshme tentative manipulimi të ndeshjes.

serran

Kontrolli nuk shërbeu asgjë dhe më pas drejtuesit e Kukësit i kërkuan falje Serran. Por edhe “pajtimi publik” me festimin e datëlindjes ku ishte i pranishëm edhe presidenti Gjici nuk shërbeu. Menjëherë pas eliminimit në Ligën e Kampioneve, futbollisti u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të prishë kontratën që kishte lidhte me ta.

Serran

Ai e ka argumentuar këtë kërkesë me faktin se e ndjente veten shumë fajtor për këtë eliminim. Kjo kërkesë është plotësuar nga Kukësi dhe si rrjedhojë, palët janë ndarë me mirëkuptim gjatë ditës së sotme.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"