EKSKLUZIVE/ Klubi i Kategorisë së Parë pa “frena”, një brazilian vjen për mbrojtjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2024 | 14:20

EKSKLUZIVE/ Klubi i Kategorisë së Parë pa “frena”, një brazilian vjen për mbrojtjen

Lushnja nuk ka në plan që të ndalet. Gugash Magani është i vendosur që për të forcuar skuadrën dhe drejtuesit nuk po ia prishin. Janë duke i plotësuar çdo kërkesë në merkato, që pjesa e dytë e sezonit të jetë totalisht ndryshe. Pasi prezantoi mesfushorin Henri Sulovarin dhe sulmuesin Ibrahim Romeo Olola, klubi është drejt firmës me një tjetër lojtar. Bëhet fjalë për Henrike Zhunio Nunesh Kuadros, brazilianin që sezonet e fundit i ka luajtur në ligat e ulëta të Ishujve Faroe dhe Finlandë.

henrike kuadros

Ai luan në mbrojtje, por mund të përshtatet më së miri edhe në mesfushë. Të dhënat e 24-vjeçarit janë premtuese, ndaj edhe është dhënë direkt “OK”-i.

I është prerë bileta e avionit dhe mbrëmjes së premtes ka mbërritur në qytet, për të diskutuar për marrëdhënien kontraktuale dhe më pas bashkuar skuadrës së stërvitje.

Krerët e klubit kanë biseduar me brazilianin dhe parimisht e kanë gjetur një akord. Një gjë të tillë e konfirmon nga drejtori sportiv i verdhejeshilëve.

Enkas për “Panorama Sport”, Mario Sula shkurtimisht tha: “Vjen të premten. Është nisur drejt Shqipërisë dhe sapo të akomodohet, do zbarkojë edhe në fushën e stërvitjes”.

Sakaq, skuadra ka vijuar përgatitjet me ritëm e lartë edhe dje. Lushnja është e grumbulluar në Divjakë prej disa ditësh, ndërsa seancat po i kryen në Plug. Sot kanë planifikuar një miqësore.

Do të presin në “Roza Haxhiu” Flamurtarin dhe ndeshja starton prej orës 13:30. Kujtojmë që nga Lushnja kanë ikur zyrtarisht katër futbollistë. Visard Fikaj, Niko Zisi, Gilberto Gega e Lauren Ismailaj, nuk do të jenë më pjesë e organikës.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"