EKSKLUZIVE/ “Kam disa oferta nga Superiorja”, zbulohet klubi që kërkon të ulë në stol Armando Cungun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 15, 2023 | 23:06

EKSKLUZIVE/ “Kam disa oferta nga Superiorja”, zbulohet klubi që kërkon të ulë në stol Armando Cungun

Ish-trajneri i Kombëtares U-19, Armando Cungu, ka qenë dje pjesë e emisionit sportiv, “Panorama Sport”, në televizionin “Panorama”.

cungu

Ai foli për ndeshjet e radhës së Kombëtares ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, si dhe situatën te Vllaznia, ku shkodrani u përfol si një kandidat i mundshëm për t’u rikthyer në stol përpara se Migen Memelli të zyrtarizohej.

Cungu pranoi se ka disa oferta nga klube të Superiores dhe të Kosovës, por pa specifikuar emra. Gjithsesi, “Panorama Sport” mëson se një opsion për trajnerin është edhe drejtimi i Laçit, aty ku ka qenë më parë dhe ka arritur të fitojë trofe.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"