EKSKLUZIVE/ Ish-mesfushori i Partizanit merr drejtimin e klubit Tirana, pritet vetëm zyrtarizimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 5, 2024 | 21:08

EKSKLUZIVE/ Ish-mesfushori i Partizanit merr drejtimin e klubit Tirana, pritet vetëm zyrtarizimi

Pezullimi i drejtoreshës së klubit shumësportësh Tirana, Deborah Keçi, pas hetimit nga SPAK, ka vënë në lëvizje bashkinë e kryeqytetit.

297044374_10158554169132321_6522086400324159880_n

“Panorama Sport” zbulon nga burime të sigurta se ish-futbollisti i njohur, Gjergji Muzaka, pritet të jetë drejtori i ri i klubit shumësportësh bardheblu.

Ish-mesfushori i Tiranës, Partizanit dhe Dinamos, prej vitesh është pjesë e sektorit të sporteve në bashkinë Tiranë. Tashmë ai pritet të zyrtarizohet në një detyrë më të rëndësishme.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"