Postuar: Shkurt 2, 2023 | 23:57
EKSKLUZIVE/ Gentian Selmani kthehet në Superiore, portieri i Kombëtares i bashkohet klubit të ri
Rikthim i bujshëm te Laçi! Portieri Gentian Selmani rivishet bardhezi pas tri vitesh e gjysmë.

Selmani duke ndjekur ndeshjen që po luhet në Pezë mes Laçit dhe Tomorit
24-vjeçari ka konfirmuar ekskluzivisht për “Panorama Sport” se do të luajë për kurbinasit në pjesën e mbetur të sezonit pas largimit nga turqit e Boluspor.
“Po, kam vendosur të kthehem për të pasur minutazhin e duhur dhe të jem sërish pjesë e Kombëtares. U largova nga Turqia prej hapësirës së paktë që pata te Boluspori, pasi oferta ishte e mirë. Te Laçi ndihem si në shtëpi”, ka thënë Selmani për gazetën duke ndjekur ndeshjen Laçi-Tomori në Pezë, e vlefshme për turin e dytë të Kupës.
ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL
