EKSKLUZIVE/ Duele në Kukës, Ballsh dhe Durrës. Zbulohen arbitrat që do të drejtojnë sot në Kategorinë Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2022 | 9:12

EKSKLUZIVE/ Duele në Kukës, Ballsh dhe Durrës. Zbulohen arbitrat që do të drejtojnë sot në Kategorinë Superiore

Kategoria Superiore do të luajë ditën e sotme javën e 13-të me tre duele interesante.

superiore

Në orën 13:00 do të luhen, Kukësi-Teuta dhe Bylis-Laci, ndërsa në orën 15:45, do të zhvillohet takimi Erzeni-Partizani.

“Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht arbitrat që do të drejtojnë këto tre ndeshje në Kategorinë Superiore.

Në ndeshjen Kukësi-Teuta, arbitër kryesor do të jetë Kridens Meta, i mbështetur nga asistentët, Arbër Zalla dhe Erind Burgu. Arbitër i katërt pritet të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti.

Në VAR do të jetë Kreshnik Bajramaj, ndërsa në AVAR, do të jetë Egin Doda.

Në duelin Bylis-Laçi, kryesor do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Juxhin Xhaja, i mbështetur nga asistentët Ani Koçiaj dhe Devis Korreshi.

Arbitër i katërt pritet të jetë Daniel Vrapi. Në VAR do të jetë Andi Koçi, ndërsa në AVAR, Orlando Kuka.

Në duelin Erzeni-Partizani, arbitër kryesor do të jetë Albert Doda, i mbështetur nga asistentët, Nertil Bregasi dhe Tauland Kasa.

Arbitër i katërt pritet të jetë Olsid Ferataj.

Në VAR do të jetë Emanuela Rusta, ndërsa në AVAR, Enea Jorgji.

ARBITRAT E NDESHJEVE TË SOTME NË KATEGORINË SUPERIORE –

KUKËSI – TEUTA:

Arbitër kryesor – Kridens Meta (Tiranë)

Asistent i parë – Arbër Zalla (Tiranë)

Asistent i dytë – Erind Burgu (Fushë-Krujë)

Arbitër i katërt – Eldorjan Hamiti (Lezhë)

VAR – Kreshnik Bajramaj (Tiranë)

AVAR – Egin Doda (Tiranë)

BYLIS – LAÇI:

Arbitër kryesor – Juxhin Xhaja (Tiranë)

Asistent i parë – Ani Koçiaj (Tiranë)

Asistent i dytë – Devis Korreshi (Lushnje)

Arbitër i katërt – Daniel Vrapi (Tiranë)

VAR – Andi Koçi (Durrës)

AVAR – Orlando Kuka (Tiranë)

ERZENI – PARTIZANI:

Arbitër kryesor – Albert Doda (Tiranë)

Asistent i parë – Nertil Bregasi (Tiranë)

Asistent i dytë – Tauland Kasa (Vlorë)

Arbitër i katërt – Olsid Ferataj (Patos)

VAR – Emanuela Rusta (Elbasan)

AVAR – Enea Jorgji (Elbasan)

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"