Eklent Kaçi, argjend dhe bronz në Europian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 28, 2015 | 17:19

Eklent Kaçi, argjend dhe bronz në Europian

eklent kociTriumf i dyfishtë në ka mpionatin europian të bilardos për moshat që po zhvillohet në St. Johan im Pongau të Austrisë. Flamurin kuqezi e nderuan me dy medaljet e fituara nga bilardisti Eklent Kaçi. Përfaqësuesi ynë ka shkëlqyer në dy disiplina, 8 dhe 10, duke fituar medaljen e argjendtë (nënkampion Europe për grupmoshën e tij) dhe të bronztë. Konkurrimi në disiplinën 10 nis në disfavor për sportistin tonë, 6-5 ndaj polakut Kamil Szaszor.

Megjithatë, i riu shqiptar, i cili po dëshmon një potencial të jashtëzakonshëm dhe se është një talent në këtë sport, do të bënte përmbysjen në katër sfidat e ardhshme, respektivisht ndaj zviceranit Sandro Voleri 6-1; gjermanit Patrik Hofman 6-4; danezit Andreas Bonelike 6-2 dhe holandezit Xhoi Hagmans po me rezultatin e thellë 6-2 në çerekfinale. Në gjysmë- finale shqiptari Kaçi u mposht 6-3 nga bashkëmoshatari rus Fedor Gorst, i cili në fund do të kurorëzohej edhe kampion Europe. Ndërsa në disiplinën 8 gurë, 16-vjeçari shqiptar u ngjit i dyti në podiumin e nderit.

Kaçi ka zhvilluar gjashtë ndeshje në këtë disiplinë, duke u mundur vetëm në finale dhe fitoi pesë të tjerat. Kaçi kalon direkt në kualifikuese, ku mundi me lehtësi 6-1 kroatin Ante Sola. Më tej “steka” shqiptare është superior 6-0 ndaj sllovakut Daniel Lang. Ky sukses e kualifikon mes 16 bilardistëve më të mirë të Europës, ku u përball me rusin Gorst, duke fituar me rezultatin e ngushtë 6-5 dhe pret biletën në çerekfinale. Ndeshja është e gjitha e tij kundër gjermanit Patrik Hofman dhe vulos një tjetër sukses 6-3, që e çon në gjysmëfinale. Në këtë fazë s’e ndien fare rrezikun e kundërshtarit, ku dominon me lehtësi 6-0 ndaj norvegjezit Sajid Rahim. Në finale një sfidë e fortë mes Kaçit dhe boshnjakut Sanjin Pehlivanovic, ku ky i fundit fiton 6-5, edhe pse shqiptari udhëhiqte 5-4.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"