Egnatia me mungesa, Demrozi mbledh ekipin për incidentet në sfidën kundër Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 10, 2024 | 13:09

Egnatia me mungesa, Demrozi mbledh ekipin për incidentet në sfidën kundër Erzenit

Egnatia është ndalur sërish në Kategorinë Superiore duke u mundurme rezultatin 1-0 nga Erzeni në stadiumin “Arena e Demave”.Kjo ishte disfata e tretë radhazi në transfertë për rrogozhinasitndonëse deri në muajin mars nuk kishin pësuar asnjë humbjejashtë shtëpisë së tyre. Ekipi i Edlir Tetovës vijon të kryesojërenditjen me 54 pikë, 3 më shumë se rivali më i afërt, Vllazniadhe 6 nga Partizani, me të cilin do të luajë këtë javë.

demrozi tetova

MBLEDHJA – Sfida me Erzenin pati polemika dhe kontestime tëshumta, sidomos tek episodi i daljes me karton të kuq të Spahiut.Ditën e djeshme përpara seancës stërvitore është mbajtur njëmbledhje nga drejtuesit e Egnatias, të cilët kanë diskutuar mbiatmosferën agresive me të cilën u përballen në duelin me shijakasit. Nga burime pranë klubit, presidenti Agim Demrozi në fjalën etij përpara skuadrës i ka falënderuar futbollistët për punën e bëre,duke i inkurajuar të vijojnë përpara pavarësisht ngjarjeve si ajome Erzenin. Numri “1” i klubit rrogozhinas i ka shprehur mbështetje ekipit, duke i thënëse nuk do të jenë asnjëherëvetëm, përpos çdo episodi tëmundshëm në këtë fund sezoni. Ndërkohë, të shqetësuar dukeshprehur indinjatën e tyre janëshfaqur Sebastjan Spahiu dhetrajneri Edlir Tetova. Pas njëmbledhje për afro 35 minuta, kavijuar rregullisht seanca stërvitore duke startuar kështu përgatitjet për duelin me Partizanin. Përveç kësaj mbledhjeje, klubi ka vendosur ta kalojë nëheshtje sa i përket aspektit mediatik, duke preferuar të mos japë asnjë koment publik.

MUNGESAT – Rrogozhinasit do të kenë një provë gjeneralekundër një rivali që synon të mbrojë titullin kampion. TrajneriEdlir Tetova do të vuajë mungesa të rëndësishme në repartin embrojtjes. Kundër të kuqve do të mungojnë Arbenit Xhemajli,i dëmtuar dhe Fransua Dylis, i pezulluar për shkak se plotësoinumrin e 4 kartonëve të verdhë. Me shumë gjasa Albano Aleksi do të duhet të bëjë qendërmbrojtësin me Partizanin, pasimesfushori ka provuar të luajë në këtë pozicion këtë sezonme rrogozhinasit. Lajm i mirë është fakti se Mario Gjata pritettë jetë gati pas afro 2 muajsh. Sulmuesi ka lënë pas dëmtimindhe është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit. Ndërkohë, Jurgens Montenegro, i cili ka patur një gjendje gripale, ështëndjerë më mirë dhe ka kryer rregullisht seancën stërvitore.23-vjeçari prej javësh kërkon golin në Superiore, pasi nukshënon prej 10 takimesh.

PA VAZHDIMËSI – Rrogozhinasit kanë humbur vazhdimësinëdhe në 10 takimet e fundit kanë regjistruar 11 pikë, por thuajsenë të njëjtat kushte ndodhet edhe ekipi i Orges Shehit. DueliEgnatia-Partizani mund të konsiderohet si përballja për të dalënga kriza ndonëse të dyja ekipet ndodhen lart në tabelën eklasifikimit dhe synojnë që në fund të sezon të ngrenë lart trofeun e Superiores.

ISA HALILI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"