Efstrat Billa, trajneri i ri i portierëve të Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 7, 2014 | 9:44

Efstrat Billa, trajneri i ri i portierëve të Kukësit

Halilaj Argent stervitetVlonjati Efstrat Billa është trajneri i ri i portierëve të Kukësit. Ishportieri i Flamurtarit dhe ekipit kombëtar shqiptar do zëvendësojë të ndjerin Dashamir Gëzdari. Dje Billa ka drejtuar stërvitjen e parë me treshen e portierëve Halilaj, Koci e Haxho. Ndërkohë, pritet që në stafin e Kukësit të ketë të tjera lëvizje. Në klub ka qarkulluar dje emri i Gjergji Thakës, ish-drejtorit sportiv të Partizanit. Megjithatë, zyrtarisht nuk ka asnjë konfirmim nga presidenca e Kukësit.
Smajli shtyn rikthimin Dritan Smajli shtyn rikthimin. Mbrojtësi lezhjan do të qëndrojë edhe disa javë jashtë fushave, teksa raportet mjekësore nga Italia i kanë rekomanduar që të rrijë pushim deri në rikuperimin e plotë dhe gjetjen e shkakut të trombozës në krah. Smajli i është nënshtruar një terapie speciale për rehabilitim dhe shenjat kanë qenë të mbara, por gjithsesi mjekët kërkojnë më shumë garanci dhe i kanë këshilluar lojtarit që të qëndrojë edhe disa javë pushim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"