Edhe 270 minuta për të hedhur një dorë tek titulli, Skënderbeu varet vetëm nga këmbët e veta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 12:45

Edhe 270 minuta për të hedhur një dorë tek titulli, Skënderbeu varet vetëm nga këmbët e veta

Pasi “likuidoi” Flamurtarin, Skënderbeu është më shumë se i qetë në krye të tabelës me 11 pikë më shumë se rivali më i afërt. Me ndalesën e Kukësit përballë Kamzës, largohet me 14 pikë nga vendi i 3-të, duke qenë shumë herë më komod për titullin.

skenderbeu

Por asgjë nuk mbyllet këtu, pasi tre javët e ardhshme korçarët kanë shansin që të fitojnë edhe më shumë terren me ndjekësit. Këtë javë bardhekuqtë do të luajnë fillimisht në transfertë ndaj Kamzës, presin në shtëpi Partizanin dhe më pas luajnë sërish jashtë fushe, këtë herë ndaj verilindorëve. Në këtë tri ndeshje, edhe nga presidenti Ardjan Takaj është kërkuar përqendrim maksimal, pasi, në rast se fitojnë këto takime, bardhekuqtë hedhin të plotë dorën mbi titullin kampion, që ka marrë prej kohësh rrugën drejt Korçës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"