E TRISHTË/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Flamurtarit dhe Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2023 | 20:10

E TRISHTË/ Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-sulmuesi i Flamurtarit dhe Tiranës

Një lajm i trishtë ka ardhur për futbollin shqiptar mëngjesin e sotëm, me ish-sulmuesin e Flamurtarit, Anesti Vito që është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare. Dyshohet se i ndjeri ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak.

anesti vito

Ai është shpallur kampion me Flamurtarin në sezonin 1990/91.

Përveç Flamurtarit, Vito ka luajtur dhe për Tiranën ku u shpall kampion në vitin 2000 dhe gjithashtu për Tomorin, Bylisin dhe Albpetrolin.

Lajmin e ka bërë me dije vetë klubi i Flamurtarit me anë të një postimi në rrjetet sociale ku i shpreh dhe ngushëllimet.

“Panorama Sport” i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Vito.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"