“E rrallë në futboll ajo që bëri Partizani”, Starova komenton humbjen e të kuqve: Laçi e mori para për 20 minuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2024 | 23:22

“E rrallë në futboll ajo që bëri Partizani”, Starova komenton humbjen e të kuqve: Laçi e mori para për 20 minuta

Sulejman Starova ka analizuar ndeshjen e sotme mes Partizanit dhe Laçit që u mbyll me fitoren 2-1 me përmbysje të skuadrës kurbinase. Ish-tekniku, i cili ka drejtuar të dy skuadrat në karrierën e tij në pankina, ka shpjeguar se kurbinasit e merituan ndeshjen pasi në fund dominuan për 20 minuta ekipin vendas.

starova

“Kemi parë një ndeshje ku po dominonte Partizani. Katër raste në pjesë të parë, katër të tjerë deri në minutën e 65-të dhe mungesa në finalizim e Partizanit, që është vazhdimësi në fazën sulmuese, e përsëritur për një kohë të gjatë. Problemet në repartin e mbrojtjes bënë që pas minutës së 75 kishte dominim të Laçit, që e merr para, shfrytëzon defektet në mbrojtje dhe merr një fitore mëse të merituar.

E para është finalizimi, se mbaronte loja, domini i pjesës së parë e dytë. Ne e diskutuam që fundi i lojës do të jetë i Laçit, por praktikisht nuk ishte fundi, se filloi në minutën e 75 se në 20 minuta të të marrë përpara, ka shumë arsye për të analizuar. Se mund ta humbësh ndeshjen, nuk është hera e parë. Por fakti që Laçi dominoi 20 minuta, po lexoheshin golat. Se ishte dominim edhe në kontroll topi, edhe rrjedhshmëri në pasime, në aksione.

Kur je 1-0 në minutat e fundit, nuk janë të tuat se kundërshtari hidhet para se nuk ka çfarë humb. Por reagimi nisi më herët. Ky “black our” rëndon më tepër. Një kundërshtar që e ke dominuar gjithë kohës dhe të kthehet e kundërta, shihen rrallë në futboll.

Unë do të evidentoja, nga të vetmit lojtarë që kishte rendiment nga fillimi deri në fund, Melo, se u zgjuan shumë lojtarë në pjesën e dytë, titullarë nga këto që njohim.

Në ndeshjen e parë të Shehit, edhe pse fitoi Partizani, konstatuam që të kuqtë nuk shfrytëzojnë rastet. Ndaj për Gesin nis tani puna për të rregulluar të gjitha këto”, tha Starova për “MCN” pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"