E PAPRITUR/ U prezantua fundjavën e kaluar te Kukësi, futbollisti mund të largohet pa debutuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2020 | 11:00

E PAPRITUR/ U prezantua fundjavën e kaluar te Kukësi, futbollisti mund të largohet pa debutuar

Duket e pabesueshme, por portieri 24-vjeçar, Entonjo Elezaj, i prezantuar nga Kukësi në fundjavën e kaluar, mund të largohet pa debutuar ende me skuadrën verilindore. “Panorama Sport” mëson nga burime në klub se futbollisti ka shfaqur pretendime të tjera vetëm pak ditë pas bashkimit me ekipin e ri.
ENTONJO ELEZAJ
Duke parë faktin se trajneri Gega parashikon si titullar Dashamir Xhikën mund ta ketë stepur disi portierin, i cili ndoshta ka menduar se do të jetë ai numri një i Kukësit. Gjithsesi, mësohet se për Elezajn ka pasur edhe një ofertë nga zviceranët e Kiasos dhe portieri mund ta ketë parë këtë shans si më të vlefshëm për karrierën, pasi vendi i titullarit te Kukësi nuk i është garantuar. Gjatë kësaj merkatoje klubi verilindor krahas Elezajt afroi për portën edhe Angelos Tafën, i dalë nga akademia e AEK-ut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"