E KRYER! Marrin fund dilemat për Lukakun, sulmuesi zbulon klubin e ri: Shkoj nesër për të firmosur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 26, 2023 | 15:43

E KRYER! Marrin fund dilemat për Lukakun, sulmuesi zbulon klubin e ri: Shkoj nesër për të firmosur

Romelu Lukaku do të rikthehet në Serinë A italiane dhe do të jetë pjesë e Romës. Fjalët e Murinjos ku u shpreh se drejtuesit i kanë premtuar edhe një sulmues, tashmë po shkojnë drejt konkretizimit pasi Lukaku pritet të mbërrijë në Romë për të firmosur kontratën e re.

lukaku

Vetë sulmuesi ka folur në lidhje me të ardhmen e tij, ku për belgen “Het Laaste Nieuws”, ai u shpreh se ndihet tepër nervoz, duke qenë se do të shkonte në Romë për të firmosur kontratën e re. Tashmë, mbetet të shihet nëse gjërat do të zyrtarizohen apo do të ketë sërish paqartësi.

“Jam nervoz. Nesër do të udhëtoj direkt për në Romë që të firmos kontratën”, u shpreh Lukaku. Sulmuesi belg që e mbylli sezonin me Interin, do të kalojë te Roma në formë huazimi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"