E kryer! Benzema arrin akordin me klubin e ri, ja kur e firmos kontratën 400 milionë euroshe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 5, 2023 | 12:25

E kryer! Benzema arrin akordin me klubin e ri, ja kur e firmos kontratën 400 milionë euroshe

Karim Benzema e mbylli me gol aventurën e tij në kampionatin spanjoll duke i dhënë lamtumirën Real Madridit pas 14 vitesh suksese ku arriti të fitonte gjithçka. Ndërkohë, e ardhmja e tij do të jetë në kampionatin arab dhe palët tashmë kanë arritur marrëveshjen.

benzema

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, Benzema do të prezantohet këtë janë në Arabi me Al Itihad. Të martën ai do të dalë në konferencë shtypi dhe do të përshëndetet me tifozët e Realit dhe me stafin e shokët e skuadrës. Pas konferencës, Benzema do të niset menjëherë në drejtim të Arabisë për të firmosur zyrtarisht kontratën.

Benzema do të firmosë një kontratë 2 vjeçare me klubin arab teksa do të përfitojë edhe 200 milionë euro në vit, ku veç pagës që do të marrë, kontrata përfshin edhe shumë bonuse dhe përfitime financiare nga e drejta e imazhit dhe të tjera avantazhe. Kontrata përfshin edhe opsionin e rinovimit për një tjetër sezon.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"