E konfirmon eksperti i merkatos, ikona e Italisë dhe Juves var këpucët në gozhdë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2023 | 14:09

E konfirmon eksperti i merkatos, ikona e Italisë dhe Juves var këpucët në gozhdë

Ish-mbrojtësi i Juventusit, Xhorxho Kielini ka vendosur të tërhiqet nga futbolli dhe do të shpallë vendimin e tij sot. Lajmi është bërë i ditur nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.Italy captain Chiellini to retire from the national team | AP News

39-vjeçari i kaloi dy sezonet e fundit në LAFC, ky skuadra e tij humbi finalen e Kupës MLS të shtunën mbrëma.

Kielini shënoi 36 gola në 561 paraqitje me Juventusin, duke fituar nëntë tituj të Serie A, pesë Superkupa të Italisë dhe pesë Kupa Italie.

Ai gjithashtu arriti 2 herë në finalen e Champions, në 2015 dhe 2017. Ai ishte kapiten i Italisë në Euro 2020, i fituar nga Azzurrët në stadiumin “Wembley”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"