E kanë rivalin kryesor, por lojtarët e Egnatias preferojnë ta shikojnë derbin me tifozët e Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2023 | 18:46

E kanë rivalin kryesor, por lojtarët e Egnatias preferojnë ta shikojnë derbin me tifozët e Partizanit

Derbi i kryeqytetit, Tirana-Partizani, mbetet gjithnjë vitrina e futbollit shqiptar. Dhe si i tillë, ku takim ngjall interes edhe te sportdashësit, drejtuesit dhe lojtarët e skuadrave të tjera. Kjo ka ndodhur edhe kësaj here.

egnatia

“Panorama Sport” ka siguruar një foto ku shikohen disa nga futbollistët e huaj të Egnatias, të cilët kanë zgjedhur ta ndjekin takimin mes tifozëve të Partizanit. Fernando, Paulaskas dhe Isgandarli janë “shkrirë” me tifozët e kuq për të ndjekur derbin e kryeqytetit.

Në pamje të parë duket interesante, pasi këta lojtarë të Egnatias rival direkt për titull kanë “demat”, por duket se simpatia e tyre mbetet për të kuqtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"