E BUJSHME/ E pëson Vllaznia, Federata del me vendim zyrtar: Ndeshja ndaj Ulpianës ishte e kurdisur!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 22:30

E BUJSHME/ E pëson Vllaznia, Federata del me vendim zyrtar: Ndeshja ndaj Ulpianës ishte e kurdisur!

Nuk kanë fund çudirat në futbollin kosovar. Ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit në Ligën e Parë Grupi B është anuluar pasi sipas Komisionit të Garave ajo ka qenë e kurdisur. 

434639764_936090845184362_3982064899388552116_n-e1712855278415-780x439

Në një vendim zyrtar të Federatës Kosovare të Futbollit, bëhet me dije se pikët dhe golat nuk do të quhen. Përballja Ulpiana-Vllaznia ngjalli shumë polemika fundjavën e kaluar, me mënyrën se si Vllaznia shënoi golat, ku pozharanasit fituan ndeshjen 3-4, kësisoj edhe federata e pa të arsyeshme të merrte këtë vendim drastik.  

Dy skuadrat dolën me komunikata, duke e mohuar, por tani FFK thotë se bazuar në provat që ka, kjo ndeshje ka qenë e kurdisur. 

Madje të dy klubet dhe disa lojtarë tashmë janë në procedurë disiplinore dhe dënimi ndaj tyre pritet të jetë i madh. 

FFK-ja ka nisur procedurë disiplinore ndaj dy klubeve, Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit. Po ashtu në procedurë disiplinore janë edhe zyrtari i Ulpianës, Meriton Isufi, lojtarët e Ulpianës, Rigon Llugiqi, Gentrit Emini e Samet Rexhepi si dhe zyrtari i Vllaznisë, Agron Pira. 

Vlen të theksohet se Ulpiana këtë sezon kishte humbur dy ndeshje në tavolinë për shkak të gabimeve në protokollet e ndeshjeve. 

33085ffc-fafc-4612-b831-5cf3885586d9

12a69a15-6f9f-44a8-a4ed-b45e502a1abf

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"