Dy vendime të rëndësishme për mesfushën e Bajernit, Alkantara rinovon ndërsa një tjetër ikën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 6, 2020 | 22:52

Dy vendime të rëndësishme për mesfushën e Bajernit, Alkantara rinovon ndërsa një tjetër ikën

“Kicker” raporton se mesfushori spanjoll Tiago Alkantara pritet të rinovojë së shpejti kontratën, e cila skadon në 2021, me Bajernin e Mynihut.

bajer

Në fakt, ky raportim i gazetës gjermane mbështetet dhe te deklarata e CEO-s, Karl-Heinz Rumenige, që tha pak ditë më parë se një ofertë serioze dhe korrekte do të bëhet së shpejti.

alkantara

Mirëpo, mesfushori tjetër bavarez, Javi Martinez mund të largohet. Ka raportime të shumta që 31 vjeçari spanjoll mund të kthehet te skuadra e Atletik Bilbaos.

javi martinez

Për të rikujtuar, në shtëpinë e Bajernit ka ndodhur dhe një tjetër rinovim ditët e fundit, teksa klubi njoftoi që Hansi Flik do të jetë trajner deri në vitin 2023.

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"