Dy lojtarë me COVID-19 te Lokomotiva e Zagrebit, anulohet ndeshje me Osijekun e Grezdës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 18:23

Dy lojtarë me COVID-19 te Lokomotiva e Zagrebit, anulohet ndeshje me Osijekun e Grezdës

Sfida e javës së tretë të kampionatit kroat Osijek-Lokomotiva e Zagrebit nuk do të luhet ditën e sotme për shkak se dy lojtarë të ekipit të kryeqytetit të Kroacisë janë infektuar me COVID-19, ndërsa 5 lojtarë të tjerë kanë ethe.
PXL_070620_29165732
Takimi ishte planifikuar në orën 17:05, por me të konfirmuar lajmin e dy lojtarëve me koronavirus, është vendosur që sfida të mos luhet.

Te dy ekipet kroate bëjnë pjesë 6 futbollistë shqiptarë: Eros Grezda (Osijek) dhe 6 të tjerë te Lokomotiva (Mersinaj, Çoka, Tuci, Kallaku, Maliqi dhe Tahiraj).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"