Dy kalimtarë u plagosën nga rënia e skelës, 39-vjeçarja është gruaja e ish-futbollistit të njohur! Ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2024 | 14:48

Dy kalimtarë u plagosën nga rënia e skelës, 39-vjeçarja është gruaja e ish-futbollistit të njohur! Ja si paraqitet gjendja e tyre shëndetësore

Dy qytetarët që u plagosën dje nga rënia e skelës nga një pallat në ndërtim në Tiranë, vijojnë të jenë ende në spital duke marrë trajtim mjekësor.

skela-tirane1

Pacienti H.L. 70 vjeç, ndodhet në gjendje stabël, ndërsa pacientja I.SH. 39 vjeçe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 70-vjeçari ka dëmtime të rruazave të qafës dhe një plagë në kokë.

Ndërkohë mësohet se 39-vjeçarja është gruaja e Bledi Shkëmbit, ish-futbollistit të Skënderbeut.

Kujtojmë që tre persona janë arrestuar për ngjarjen. Në pranga u vunë Elton Osmanllari, Erjon Kanto dhe Zef Kalaj, me profesion punëtor ndërtimi, sipërmarrës dhe inxhinier. Autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"