Duka mesazh të qartë AZ Alkmarit: Nëse nuk udhëtoni për ndeshjen me Napolin, atëherë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2020 | 23:45

Duka mesazh të qartë AZ Alkmarit: Nëse nuk udhëtoni për ndeshjen me Napolin, atëherë…

Presidenti i FSHF-së Armand Duka deklaroi së fundmi se sfida e nesërme e Ligës së Europës Napoli-AZ Alkmar duhet të zhvillohet pavarësisht 9 rasteve me koronavirus te klubi holandez.
DUKA5

Në një prononcim për “Radio Kiss Kiss”, Duka, në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s u shpreh hapur se nëse AZ Alkmar nuk udhëton drejt Napolit për sfidën e së enjtes, atëherë humbet automatikisht ndeshjen në tavolinë.

“Ndeshja e Ligës së Europës midis Napolit dhe AZ Alkmarit nuk rrezikon të mos luhet, pavarësisht rasteve pozitive me koronavirus te klubi holandez. Rregullorja e thotë qartë, nëse AZ nuk udhëton drejt Napolit për shkak të urdhërit të autoriteteve holandeze, e humbet ndeshjen në tavolinë, por shpresoj që kjo të mos ndodhë”,  deklaroi presidenti i FSHF-së Armand Duka për “Radio Kiss Kiss”.

9 raste me koronavirus, sfida e parë e Ligës së Europës rrezikon të mos luhet. Mund të përsëritet rasti i Napolit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"