9 raste me koronavirus, sfida e parë e Ligës së Europës rrezikon të mos luhet. Mund të përsëritet rasti i Napolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2020 | 18:10

9 raste me koronavirus, sfida e parë e Ligës së Europës rrezikon të mos luhet. Mund të përsëritet rasti i Napolit

Sfida e parë e Ligës së Europës Napoli-AZ Alkmar rrezikon të mos luhet për shkak të 9 rasteve pozitive me COVID-19 te klubi holandez. Në fakt, është vetë pala holandeze që këmbëngul që sfida i ditës së enjte të mos luhet.
Napoli-vs-AZ-Alkmaar-Preview-and-Prediction-Live-stream-UEFA-Europa-League-20202021
Megjithatë, AZ Alkmar rrezikon të humbasë ndeshjen 3-0 në tavolinë për shkak se nuk respekton udhëzimin e UEFA-s se kur një ekip ka të paktën 13 lojtarë në dispozicion për të zhvilluar ndeshjen, atëherë takimi duhet të vazhdojë.

Çuditërisht, Napoli e pati një precedent të tillë me Juventusin ku nuk pranoi të luante ndeshjen me Juventusin në Torino sepse dy lojtarët Elmas dhe Zielinski ishin infektuar me koronavirus. Gjykata Sportive Italiane i dha të drejtë palës juventine duke akorduar fitoren 3-0 në tavolinë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"