Duhet të vishen me ngjyrat e ylberit kundër homofobisë, futbollistët kampionë në Francë refuzojnë të luajnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2023 | 12:17

Duhet të vishen me ngjyrat e ylberit kundër homofobisë, futbollistët kampionë në Francë refuzojnë të luajnë

Kampionati francez ka ndërmarrë një nismë kundër homofobisë. Skuadrat që kanë zbritur këtë fundjavë në fushë, kanë pasur të gjitha ngjyrat e ylberit në numrat e fanellave të tyre, ndërkohë që edhe kapitenët kanë pasur shiritin me ngjyra.

tuluz

Por, diçka e tillë është refuzuar nga Tuluz. Skuadra që fitoi Kupën e Francës këtë sezon, ka një ndeshje të vështirë në shtëpi ndaj Nantës dhe si duket, trajneri duhet që të bëjë pa 5 futbollistë në këtë takim. 5 lojtarë të Tuluz kanë refuzuar që të veshin fanellën me ngjyrat e ylberit, duke dalë në këtë mënyrë kundër vendimit të Ligës.

Diçka e tillë nuk është e re në Francë, duke qenë se edhe sezonin e shkuar ishte Idriza Geixh nga PSG që refuzoi ta vishte. Atë kohë, Poçetino shprehej se lojtari kishte arsye personale prandaj nuk ishte në lojë duke mos zbuluar detaje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"