Dueli ndaj DInamos për konfirmimin, Arapi humb një titullar të mesfushës te Teuta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2021 | 8:52

Dueli ndaj DInamos për konfirmimin, Arapi humb një titullar të mesfushës te Teuta

Teuta ka zbritur ditën e djeshme në fushë për të vijuar me përgatitjet anti-Dinamo. Pas barazimit me Vllazninë, stafi teknik dhe futbollistët kanë kryer seancën stërvitore për ndeshjen e javës së 11-të të Superiores ndaj ekipit të Dinamos që do të zhvillohet në “Elbasan Arena”, ditën e nesërme në orën 16:45.

ASION DAJA 3

Edhe pse koha për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës nuk ka qenë e madhe, atmosfera te durrsakët është e kënaqshme dhe kundër bluve synohen tri pikët për të qenë afër kreut.

Mungesë e sigurt për ndeshjen e radhës është mesfushori Asion Daja, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk do të jetë i gatshëm për Renato Arapin në këtë takim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"