Dueli me Lushnjen, flet trajneri i Burrelit: Kemi punuar me finalizimin, të gjithë kundërshtarët meritojnë respekt!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 12:14

Dueli me Lushnjen, flet trajneri i Burrelit: Kemi punuar me finalizimin, të gjithë kundërshtarët meritojnë respekt!

Pas dy humbjeve radhazi, Burreli kërkon kthesën. Luan në shtëpi përballë Lushnjës dhe fitorja është i vetmi mision. Matjanët synojnë vendet e para të klasifikimit dhe as kanë në plan të dorëzohen për ngjitjen.

Patushi-Saimir

Saimir Patushi shpreh keqardhjen që pikët e lëna përballë Korabit dhe Erzenit. Edhe pse skuadra vazhdon të shpërdorojë, ai mendon se në lojë nuk janë dominuar nga kundërshtarët.

Gjatë deklaratës së dhënë për “Panorama Sport”, trajneri saktëson se këto ditë ka punuar më shumë me finalizimin, pasi pret që përballë Lushnjës të vijnë golat.

“Çdo kundërshtar meriton respekt, ndaj përjashtim nuk mund të bëjë as Lushnja. Është një ekip serioz, që duhet vlerësuar. Patjetër që duhet të kthehemi te fitorja, se pastaj besoj do të jetë vetëvrasje për ne. Më vjen keq për dy humbjet e fundit, pasi nuk i kemi merituar. Asnjë nga këta kundërshtarë nuk ka dominuar me lojë dhe as raste.

Këto ditë kemi punuar ashtu si zakonisht, megjithatë kemi shtuar disi fokusin te finalizimi para portës. Kemi shpërdoruar shumë, ndaj duhet korrigjuar kjo pjesë.

Djemtë janë në formë dhe unë kam besim të plotë që do t’ia dalin të dielën. Do të marrin tri pikë dhe të jemi të qetë për të vijuar me planin që i kemi vënë vetes për këtë sezon”, u shpreh numri një i pankinës matjane.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"