Dueli i radhës në Superiore, serbi Gvozdenoviç gati të befasojë… ish-trajnerin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2023 | 22:30

Dueli i radhës në Superiore, serbi Gvozdenoviç gati të befasojë… ish-trajnerin

Skënderbeu po përgatitet për ndeshjen e javës së tetë, që do të luajë kundër Laçit në transfertë. Ky takim është programuar për t’u zhvilluar të dielën në orën 14:00 në stadiumin e Laçit. Korçarët nuk do të kenë në këtë takim mbrojtësin e majtë, Klevis Shaqe, i cili ka plotësuar numrin katër të kartonëve të verdhë.

Ivan Gvozdenovic

Nga ana tjetër, rikthehet i gatshëm pas mungesës ndaj Partizanit mbrojtësi Randi Dumfur, i cili ka shlyer pezullimin. Ivan Gvozdenoviç do të ritakojë në këtë takim në Laç pikërisht ish-trajnerin e tij në vitet e arta te Skënderbeu, Mirel Josa.

josa-gvozdenovic-470x313

Kjo është hera e parë që serbi përballet me Josën në statusin e trajnerit, pasi në të kaluarën është stërvitur nga tiranasi kur ka qenë mbrojtës i korçarëve. Ndërkohë, pas listës së shpallur dje nga Kombëtarja U-21, u konfirmua se pjesë e saj do të jenë edhe dy lojtarët bardhekuq: Rei Pecani dhe Ardit Nikaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"