“Duel i vështirë me Arsenalin”, Grilish: Po e mundëm, Siti në pozicion të shkëlqyer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 31, 2024 | 12:48

“Duel i vështirë me Arsenalin”, Grilish: Po e mundëm, Siti në pozicion të shkëlqyer

Xhek Grilish shpreson se forma e jashtëzakonshme e Sitit në shtëpi gjatë dy sezoneve të fundit do ta ndihmojë të jetë në një pozicion të mirë gjatë ndeshjes së të dielës me Arsenalin. Siti nuk ka humbur në stadiumin “Etihad” në asnjë kompeticion që nga nëntori i vitit 2022, një seri që shtrihet në 38 ndeshje.

skysports-pep-guardiola-jack-grealish_5471444

“Ne duhet të fitojmë. Ne jemi prapa tyre për momentin”, tha lojtari më i shtrenjtë i “qytetarëve”. “Ne e dimë se do të jetë një ndeshje e vështirë, por thjesht ndiej se kur skuadrat vijnë në ‘Etihad’, ndihem sikur ne gjithmonë ua bëjmë të vështirë. Nuk mendoj se kemi humbur në ‘Etihad’ për rreth 16 muaj. Është një ndeshje që ne po e presim me padurim. Unë e pres me padurim”.

Por ai vlerëson se Arsenali është forcuar shumë këtë vit, me afrime si Deklan Rajs dhe Kai Haverc: “Natyrisht, ata kanë shtuar Deklan dhe Kain, të cilët të dy po luajnë shumë mirë për momentin. Ata mund të kenë pak më shumë përvojë se sezonin e kaluar. Si vjet, ashtu edhe këtë sezon ata kanë pasur një ekip të ri dhe vitin e shkuar ishte sfida e tyre e parë për titull. Prandaj këtë vit ata mund të kenë pak më shumë përvojë. Por nëse ne i mundim, kjo na vendos në një pozicion të shkëlqyer”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"