“Dua perfeksion edhe nga shitësit e… ‘hot dog’-ëve”, Klop: Pep trajneri më i mirë në botë, ju tregoj si mundet Siti

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 8:43

Bota LAJMI KRYESOR Premier Liga Të fundit

“Dua perfeksion edhe nga shitësit e… ‘hot dog’-ëve”, Klop: Pep trajneri më i mirë në botë, ju tregoj si mundet Siti

Liverpul-Mançester Siti do të jetë rekla ma më e bukur e këtij sezoni të Premier Ligës, duke qenë se të kuqtë, kampionët e Europës në fuqi, do të ndeshen përballë kampionëve të Anglisë, një fron që të kuqtë e dëshirojnë dhe e ëndërrojnë prej 30 vitesh me radhë (titulli i fundit anglez i Liverpulit ka ardhur në 1990-ën).

skysports-jurgen-klopp-klopp-liverpool-klopp-guardiola_4104322

Gjithsesi, për të mos i shtuar më kot presion supersfidës, e cila do të shijohet nga e gjithë Europa dhe e gjithë bota, trajneri i Liverpulit, Jyrgen Klop, si gjithmonë nuk mund të mungonte me batutat e tij, por në të njëjtën kohë i përulet rivalit Pep Guardiola. “Si mundet Siti? Shumë e thjeshtë, me perfeksion dhe lojë të shpejtë. Këtë gjë ne kemi treguar se dimë ta bëjmë mjaft mirë deri në këtë pjesë të kampionatit, por përballë Sitit nevojitet edhe më shumë sesa kaq. Duhet të jemi thjesht perfektë.

Klop Guardiola

Përveç lojtarëve, pres që të jenë në formë maksimale edhe tifozët tanë, madje e pres perfeksionin edhe djemtë që shesin ‘hot dog’ në ‘Anfield’, pasi kështu të gjithë do të jemi të bashkuar në këtë duel të fortë, – nënvizon gjermani Klop, duke ndezur të qeshurat, pas të cilave bëhet shumë serioz kur pyetet për planin që Pep Guardiola nënvizoi se kishte për të ndalur Liverpulin.

– Ne do provojmë të jemi gati për çdo plan të mundshëm, por ajo që mund të them është se Pep është trajneri më i mirë në botë. Në çdo skuadër që ka shkelur ka ditur të injektojë thuajse menjëherë stilin e lojës që ai kërkon. Asnjë tjetër në botë nuk mund ta bëjë këtë, vetëm Pep dhe kjo e bën atë edhe një rival shumë të respektueshëm.

Përgatiti: JETON STAMOLLA – PANORAMASPORT.AL



www.minuta90.com