“Donim të fitonim ndeshjen ndaj Juves”, Gjimshiti: Gabuam në pjesën e dytë pasi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2019 | 23:09

“Donim të fitonim ndeshjen ndaj Juves”, Gjimshiti: Gabuam në pjesën e dytë pasi…

Atalanta ka marrë një pikë të artë në ndeshjen ndaj Juventusit dhe vazhdon të jetë ajo fjalën e parë për një vend në Ligën e Kampionëve.

gjimshiti

Berat Gjimshiti ishte titullar në sfidën e sotme dhe ka folur pas përfundmit të saj për mikrofonin e “Sky Sport”.

“Shpresonin në një fitore, kemi bërë shumë mirë në pjesën e parë. Ata kishin një rast me Ronaldon në fillim dhe ne kishim raste të ndryshme për gol. Nuk ishim shumë mirë në pjesën e dytë, pasi e ulëm ritmin. Ne nuk mendohemi dhe sot treguam që donim të fitonim. Tashmë kemi një ndeshje me Sasuolon, e cila do të jetë e vështirë dhe këtë gjë e pamë në ndeshjen e tyre ndaj Romës”, kanë qenë fjalët e Gjimshitit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"