Do të luajë ndaj Francës? Konfirmohet gjendja e lojtarit Edinson Kavani

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2018 | 14:22

Do të luajë ndaj Francës? Konfirmohet gjendja e lojtarit Edinson Kavani

Edinson Kavani është një nga lojtarët më të rëndësishëm që ka ekipi i Uruguajit. Sulmuesi 31-vjeçar pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Portugalisë ku ai shkëlqeu duke i dhënë kualifikimin skuadrës së tij. Lëndimi që mori e detyroi atë të qënronte larg stërvitjes së grupit.

ronaldo kavani

Por duket se lojtarit i është dhënë aprovimi se mund të luaj në ndeshjen ndaj Francës, pasi nuk kishte një këputje të muskujve. Të premten Uruguaji do të ketë përballë Francën dhe pritet që Kavani ta nisë nga stoli dhe jo si titullar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"