“Do jemi shumë të fuqishëm në gjysmën e dytë të sezonit”, Mala: Drejtuesit na kanë kërkuar të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2022 | 16:20

“Do jemi shumë të fuqishëm në gjysmën e dytë të sezonit”, Mala: Drejtuesit na kanë kërkuar të…

Esat Mala ishte një ndër futbollistët më të dalluar në fushë për Partizanin, në triumfin 0-3 ndaj Egnatias. Futbollisti i skuadrës së kuqe, foli pas këtij dueli për “Gol pas Goli”, teksa ndër të tjera u shpreh:

Mala

“Me vjen mirë që të gjithë çunat janë ingranuar dhe kanë dhënë më të mirën nga vetja. Kemi vuajtur nga ana psikologjike. Kur është rezultati në favorin tonë, çunat shprehen më mirë. Dhamë maksimumin. Shpresoj të vazhdojmë në këtë mënyrë. Jemi në një pozitë ku na duhen pikët, të japin më të mirët që të mbarojë çdo ndeshje si kjo e sotmja.

Drejtuesit na kanë kërkuar vetëm të japim maksimumin nga vetja dhe t’i marrim ndeshjet një nga një. Mos fluturojmë me vetëm 2-3 rezultate. Ndeshja e radhës është objektivi i radhës .

Unë kam besim shumë të madh. Do të jemi shumë të fuqishëm në gjysmën e dytë të sezonit”, u shpreh Mala.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"