Ditë “jo” për Armando Sadikun, merr të kuq dhe humbet ndeshjen më delikate të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2024 | 18:13

Ditë “jo” për Armando Sadikun, merr të kuq dhe humbet ndeshjen më delikate të sezonit

Armando Sadiku ka qenë protagonist sot në ndeshjen gjysmëfinale të Superligës Indiane, por jo siç do të dëshironte ai. Sulmuesi shqiptar shpresonte që të vazhdonte me golat edhe në ndeshjen për trofeun e dytë sezonal, pas atij të sezonit të rregullt ku ekipi i Mohun Bagan e mbylli në vendin e parë.

sadiku

Por në duelin e parë gjysmëfinal ndaj Odisha FC, skuadra e Sadikut është mundur 3-1 dhe lojtari shqiptar ka lënë fushën para kohe me karton të kuq. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutat shtesë të pjesës së parë dhe më pas mori edhe të verdhin e dytë në minutën e 67 pas një ndërhyrje të rëndë ndaj një kundërshtari.

Ky karton i kuq do i heqë atij mundësinë që të luajë në ndeshjen e kthimit në Kalkuta pas pak ditësh. Ndërsa mbetet të shihet nëse në rast kualifikimi për në finalen e madhe, ai do të jetë përsëri mes titullarëve për skuadrën e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"