Dinamo dërgon shkresë zyrtare në FSHF, italianët premtojnë rrogat dhe rishikimin e kontratave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2019 | 12:48

Dinamo dërgon shkresë zyrtare në FSHF, italianët premtojnë rrogat dhe rishikimin e kontratave

Duke parë krizën e rëndë financiare që Dinamo po kalonte kohët e fundit, drejtuesit e klubit kryeqytetas kanë menduar për bashkëpunimin me një kompani italiane, me në krye Marko Pontrelin. Puna ka nisur realisht, edhe pse nuk është marrë një vendim zyrtar nga kryesia e bluve për kalimin e skuadrës në duart e italianëve, siç ka pohuar një ditë më parë për gazetën, administratori Ismet Saliaj.

dinamo dd

Por gjërat po lëvizin, pasi edhe në FSHF ka shkuar tashmë një shkresë zyrtare me firmën e këtij të fundit në lidhje me ndryshimet te Dinamo, në administrim dhe në stafin teknik. Trajneri i ri, Mauro Monzani, po e stërvit ekipin çdo paradite në Pezë-Helmës. Drejtuesit italianë e kanë ndjekur nga afër ekipin dhe duket se projektet janë konkrete. Së pari, ata kanë bërë evidencat e skuadrës, për çfarë kanë nevojë, çfarë mund të përmirësohet etj. Duke nisur nga java e ardhshme, lojtarëve u është premtuar dhënia e rrogës, por edhe rishikimi i kontratave që ata kanë me Dinamon.

Pastaj do të zgjidhen edhe çështjet e tjera, duke nisur nga detyrimet për qiranë e fushës së stërvitjes në kompleksin “Internacional”, shpenzimet e transportit, ushqimit, bazës materiale etj. Madje, që dje lojtarët kanë marrë uniforma të reja. Qëllimi është që Dinamo të ketë një organizim sa më të plotë, ndërkohë që për të arritur suksesin do të ndërtohet një ekip kompakt dhe me kualitet. Grupi aktual ka nevojë për afrime cilësore.

dinamo

Trajneri Manzoni ka komplimentuar lojtarët dhe u ka dhënë kurajë për ndeshjet në vazhdim, duke nisur nga ajo me Erzenin. Trajneri po vëzhgon me kujdes ekipin për të përzgjedhur 11- shin titullar. Ai nuk e njeh ende grupin e lojtarëve dhe pritet të qëndrojë përkohësisht te linja e ish-trajnerit Igli Allmuça, duke mos bërë shumë ndryshime. Lojtarët presin të shohin ndryshimet në radhë të parë financiare, pastaj edhe në lojë. Ata kanë besim se do t’ia dalin që në ndeshjen ndaj Erzenit ditën e shtunë.

Skerdilaid Sulozeqi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"